
Gjykata e Durrësit ka dënuar me 18 vite burg 39-vjeçarin Afrim Kila, i akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje”.
2 vite më parë, në ambientet e një lokali, Kila ka goditur me mjete të forta një person dhe më pas e ka përplasur me makinë, ku si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë në spital. Si rezultat i hetimeve, u konstatua që nuk ishte një aksident, por vrasje e mirëmenduar.
Viktimë e kësaj ngjarjeje të 2 viteve më parë ishte D. (P). K..
“Ndalohet një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me dashje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, e cila ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim. Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin”, thuhet në vendim. (A2 Televizion)