
Koncerti për Battiato, një projekt i Simone Christicchi dhe Amara, është i frymëzuar nga repertori mistik i Battiato dhe është shfaqur në shumë qytete të Italisë. Mbrëmjen e së enjtes pjesë e turit u bë edhe Vlora.
Një koncert i i cili ka mbajtur për më shumë se një orë të elektrizuat publikun e shumtë vlonjat dhe italian në sallë.
"I veçantë i bukur, mbreslënës, magjik. Vlora ka nevojë për aktivitete, mendoj më shumë për vlonjatët, sot shikoj shumë italianë", thotë një qytetar.
"Emocion që të jep muzika i duhet një qyteti turistik si Vlora, i jep shpirt", shprehet një tjetër.
"Sot isha edhe Itali edhe në Shqipëri, sot ndjeva emocione të papara, unë jam edhe e artit kam dalë nga kjo skenë". Shton një tjetër.
"Një koncert fantastik, kujtimi i një artisti të shkëlqyer që ka bërë historinë e të gjithë ne ish- të rinjve".
"Shumë emocionant, studioj këtu".
"Koncert shumë i bukur, jemi një grup që vijmë nga Gjirokastra jemi miq të Italisë, që ndjekim rregullisht koncertet, ishte shumë i bukur, shumë domethënie një mesazh pozitiv për jetën".
"Shumë i bukur, më pëlqeu shumë, Vlora ka nevojë për më shumë aktivitete, por edhe këto që janë mirë janë".
Vetë artistët janë shprehur se gjatë koncertit janë ndier si në shtëpi dhe janë habitur me lidhjen e ngushtë të shqiptarëve me muzikën italiane.
“Ishte një nder për ne të nderonim figurën e Franco Battiato, një artist i madh që Italia na ka dhuruar, dhe ishte e bukur të shohësh sesi në Vlorë këngët e tij u kënduan nga publiku dhe të shohësh sesa dashuri u shpërnda dhe shpresoj që të na mbajnë në zemër ashtu siç ne do ti mbajmë në zemër ata." Amara këngëtare", tha këngëtari Simone Christicchi.
Një pritje e jashtëzakonshme, u ndiem si në shtëpi, pastaj shpërndarja e mesazheve të mjeshtrit të muzikës, Franco në këtë ditë që e kujtojmë sepse sot kishte festë. Kur vjen në fillim në një vend të ri ke frikën sepse duhet të njihesh, por ne u shkrimë dhe u bëmë një" Ashtu sikurse edhe artistët e ‘Ricchi e Poveri’, edhe këngëtarët e kësaj mbrëmjeje premtuan se do të rikthehen në Shqipëri, pasi largohen nga këtu me përshtypjet më të mira. (A2 Televizion)