Përplasi për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 09:17 | Kronikë
Përplasi për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua, arrestohet

Është vënë në pranga shoferi i cili aksidentoi për vdekje një këmbësor mbrëmjen e premtes në Korcë.

Bëhet e ditur se pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore policia në Korcë ka arrestuar Ilia Vreton, 49 vjeç, banues në Prrenjas.

Vreto akuzohet për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Kujtojmë se nga aksidenti i së premtes mbrëma humbi jetën Olger Zhuti, 39 vjeç, banues në Korçë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij. Ai u përplas me makinë nga Ilia Vreto, pranë fshatit Lumalas teksa kalonte rrugën.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes kure, Zhuti humbi jetën rrugës për në spital. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/aksident-ne-korce-automjeti-perplas-nje-kembesor-qe-po-kalonte-rrugen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos