Qëllohet me armë drejt një lokali në Kamëz

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 08:40 | Kronikë
Qëllohet me armë drejt një lokali në Kamëz

Të shtëna me armë janë regjistruar orët e para të kësaj të shtune në periferi të kryeqytetit. Bëhet e ditur se rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer me armë zjarri xhamat e një lokali.

Në momentin e sulmit, lokali ka qenë i mbyllur.

Lokali ishte marrë prej disa kohësh me qira dhe menaxhohej nga Ndriçim Mullhaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos