Pas një përplasje të ashpër disa ditore, rripi I gazës dhe Izraeli u dakordësuan për armëpushim. Të paktën 4 izraelitë dhe 23 palestinezë mbetën të vrarë gjatë sulmeve në fundjavë, kur militantët palestinezë lëshuan qindra raketa ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore dhe tanke.
Një kanal televiziv I drejtuar nga Hamasi, lëvizja militante që kontrollon gazën, njoftoi se të dyja palët ishin dakordësuar për pushimin e akteve armiqësore duke nisur nga ora 04:30 e të hënës. Egjipti thuhet të ketë ndërmjetësuar për armëpushimin, me mbështetjen e kombeve të bashkuara dhe Katarit.
Forcat izraelite të mbrojtjes nuk e përmendën armëpushimin por ushtria njoftoi se kishte hequr masat mbrojtëse të vendosura ndaj banorëve në jug të Izraelit. Në orët e para të së hënës, autoritetet e Tel Avivit thanë se militantët kishin lëshuar 690 raketa gjatë 48 orëve të fundit. Si kundërpërgjigje Izraeli shënjestroi 350 zona që I përkasin Hamasit dhe xhihadistëve islamikë. (A2 Televizion)