Përplasje mes klaneve rivale të drogës, 11 viktima, mes tyre dhe fëmijë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 08:20 | Bota
Përplasje mes klaneve rivale të drogës, 11 viktima, mes tyre dhe

Të paktën 11 persona, përfshirë këtu dy fëmijë, humbën jetën në dy sulme të lidhura me një përpasje mes karteleve të drogës në shtetin meksikan të Guanajuato.

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish gjatë një feste në një shtëpi në Silao, duke vrarë 3 burra, 2 gra dhe një fëmijë.

Natën në Apaseo el Grande, persona të armatosur vranë 5 anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një 14-vjeçar, ndërsa një foshnjë 8-muajshe u plagos në krah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos