Përplasje mes prokurorëve të dosjes së Bashës, mungon firma e Kolë Hysenajt

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 12:11 | Politikë
Përplasje mes prokurorëve të dosjes së Bashës, mungon

Firma e Kolë Hysenajt, një nga prokurorët e grupit hetimor për lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara mungon në konkluzionet e hetimit, sipas të cilave Lulzim Basha duhet të merret i pandehur me akuzën për falsifikim.

Në dosje janë firmat e vetëm dy prokurorëve të tjerë, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako. Për pasojë, procedura ligjore për dërgimin e dosjes në Gjykatë, është vënë në dyshim. Pasi dosja u publikua në media me firmën e vetëm dy prokurorëve, A2 kontaktoi me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Ymeraj.

Prej disa ditësh, Ymeraj nuk kishte qenë në detyrë për arsye shëndetësore, por ajo e konsideroi të pavlefshme nismën e dy prokurorëve për ta dërguar dosjen në Gjykatë, pa firmën e kolegut të tyre Hysenaj.

https://youtu.be/brlRHng3ePE
https://a2news.com/2019/11/08/prokuroria-dergon-ne-gjykate-dosjen-e-bashes-akuzohet-per-falsifikim-te-formulareve/

Prokurorja e Tiranës paralajmëroi nisjen e verifikimit për të hedhur dritë mbi kontradiktat e prokurorëve dhe për caktimin e hapave të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje.

Mbetet për t’u parë nëse grupi hetimor do të bjerë dakord për korrigjimin e këtij handikapi, apo vendimi, për nisjen apo jo të procesit gjyqësor ndaj Lulzim Bashës, do të merret në një seancë paraprake në Gjykatë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/08/basha-u-terhoqen-nga-akuzat-e-turpshme-per-parate-ruse/

A2 CNN Livestream

Latest Videos