Përsëritet sherri mes Sterling dhe Gomez, sulmuesi përjashtohet nga ndeshja me Malin e Zi

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 13:27 | Futboll
Përsëritet sherri mes Sterling dhe Gomez, sulmuesi përjashtohet

Raheem Sterling nuk do të luajë me Anglinë kundër Malit të Zi, pasi trajneri Gareth Southgate e ka përjashtuar nga kjo përballje pas sherrit në stërvitje që sulmuesi i Manchester City pati me Joe Gomez, mbrojtës i Liverpool.

Sherri ishte një përsëritje e atij që u pa në fushë mes këtyre lojtarëve në supersfidën Liverpool-City. Kur u takuan sërish, Sterling dhe Gomez nuk e kishin harruar përplasjen e fundjavës.

Sipas mediave angleze, Sterling e kapi për fyti Gomezin dhe i tha: “Po tani, je trim?”

Pasi mësoi dënimin, Sterling sqaroi episodin në Instagram: “Unë dhe Joe (Gomez) shkëmbyem disa fjalë, i sqaruam gjërat dhe ecëm përpara. E dimë që ishte një sherr që zgjati 5-10 sekonda, e kaluam dhe nuk duam të bëjmë më të madhe sesa ishte”.

Sipas “The Sun”, vetë Joe Gomez i kërkoi trajnerit që ta mbyllte me aq çështjen dhe të mos e ndëshkonte sulmuesin Sterling. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos