
Policia e Krujës ka vënë në pranga një 41 vjeçar i cili aktualisht vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi" për periudhën e mbetur të dënimit që kishte marrë në fushën e narkotikëve.
41-vjeçari B.C. u arrestua në kushtet e flagrancës pasi në ambientet e IEVP në Fushë Krujë goditi për shkak të detyrës dy punonjës të burgut.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. (A2 Televizion)