Pesë studio arkitekture të huaja në garë për të ndërtuar Muzeun e Hebrenjve në Vlorë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 19:09 | Aktualitet
Pesë studio arkitekture të huaja në garë për të

Është nënshkruar sot në ministrinë e Kulturës marrëveshja për institucionin që do të menaxhojë muzeun hebraik në Vlorë. Ky muze do të shërbejë për të rrëfyer një histori për të cilën shqiptarët janë krenarë.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje me Fondin Amerikan të Zhvillimit, ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau disa detaje jo vetëm për fondacionin që do ta menaxhojë muzeun, por edhe mbi ecurinë e punës së projektit më të ri muzeal.

“Krijimi i këtij fondacioni i hap rrugën ngritjes së muzeut hebraik, për t’u bërë më këmbëngulës në kërkimin shkencor dhe pse jo më fitimprurës, po ri hap rrugën edhe dialogut me atë komunitet që jetoi falë besës shqiptare”, deklaroi Margariti.  

Ministrja i kërkoi secilit “kontribute me dokumente, foto, dëshmi që janë jehonë e një kohe aspak të largët, që e mbarë bota duhet të njohë dhe mos të harrojë. Puna ka filluar dhe muzeu ka marrë formë dhe do të jetë edhe më i prekshëm në dhjetor, kur do të shpallim fituesin. Janë pesë firmat arkitekturore nga Austria, Gjermania, Italia dhe Izraeli që do të konkurrojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos