Marshimi në Lushnjë, fermerët: Mos miratoni ligje dhe buxhet të pakonsultuar me ne

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 15:10 | Aktualitet
Marshimi në Lushnjë, fermerët: Mos miratoni ligje dhe buxhet

Të shumtë në numër dhe duke marshuar me pankarta në duar. Në vend të bllokimit të autostradës, fermerët e Myzeqesë këtë herë parakaluan përmes qytetit të Lushnjës. Një ftesë kjo edhe për pronarët e bizneseve, si dhe qytetarët për t’iu bashkuar thirrjes së tyre.

Për këta të fundit, kishin vendosur edhe arka me perime pa çmim, si simbolikë e prodhimit te mbetur pa shitur.

Pranë Bashkisë parashtruan vështirësitë që hasin gjatë punës së përditshme. Protestuesit u bënë thirrje deputetëve për votë kundër ndaj projektbuxheti të shtetit dhe ndryshimeve në tatim-taksa për vitin që vjen.

Ndaj qeverisë kërkojnë subvencione po aq sa përfitojnë në vendet e rajonit, barazim të TVSH-së së blerjes dhe shitjes së prodhimit, 10 lekë për litër qumësht dhe kg perime të shitura me faturë, si dhe forcimin e organeve kontrolluese dhe këshilluese për prodhimet bujqësore e blegtorale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos