Janë pezulluar testimet e tankeve të reja që i kushtuan ushtrisë britanike 5.5 miliardë paund pasi shumë nga ushtarët që ishin brenda tyre u sëmurën e madje disa patën probleme me dëgjimin.
Ekipet shfaqën efekte anësore si të vjella, fryrje kyçesh, oshëtimë të veshëve nga zhurma dhe dridhje brenda automjeteve të blinduara Ajax.
Testimet u ndaluan për katër muaj dhe ekipet e provave tani janë të kufizuar të qëndrojnë vetëm 105 minuta brenda tankut.
Vetëm 14 nga 589 automjete e blinduara janë dorëzuar deri më tani. Ato janë varianti i Dashit dhe nuk kanë dritare. (A2 Televizion)