
Pezullohet nga detyra Prokurori i Sarandës, Sali Hasa. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin e prokurorit, i cili u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë nën akuzën e korrupsionit.
Pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar, për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike ranë në përgjime, prokurori Hasa, oficeri i policisë Napolon Hodaj, një arbitër futbolli, drejtues i ekipit të futbollit në Përmet, si dhe një ekspert mjekoligjor.
Referuar hetimeve, ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. (A2 Televizion)