Pezullohet shefi i komisariatit dhe ai i krimeve në Korçë, shpërdoruan detyrën

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 17:29 | Kronikë
Pezullohet shefi i komisariatit dhe ai i krimeve në Korçë,

Shefi i Komisariatit dhe ai i Krimeve në Korçë janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se shpërdoruan detyrën.

Shefi i Komisariatit Bujar Lazaj dhe ai i Krimeve Qemal Hoxhaj dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos arrestuar dhe proceduar penalisht shtetasin S. G.. Sipas njoftimit, ky shtetas ishte kapur në kushtet e flagrancës nga patrulla e policisë larg banesës së tij më datë 14.01.2022, duke thyer masën e “Arrestit në Shtëpi” dhënë nga Gjykata e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 298/3 “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos