
Laboratori amerikan i Pfizer ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të ketë një rënie në dërgesat e vaksinave Covid në Evropë, në pritje të përmirësimit të aftësive të saj të prodhimit. Kjo u njoftua nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, i cili theksoi se ulja e përkohshme do të prekë të gjitha vendet evropiane.
"Pfizer po punon shumë për të dhënë më shumë doza nga sa parashikohej fillimisht me një objektiv të ri të deklaruar prej 2 miliardë dozash në 2021".
Ndryshimet që do të bëhen në strukturën e prodhimit "kërkojnë miratime të mëtejshme rregullatore" dhe për këtë arsye mund të ketë "luhatje në oraret e porosisë dhe dorëzimit në fabrikën belge në Puurs".
"Sapo mësova për vonesën e prodhimit të Pfizer, thirra administratorin e deleguar, i cili më siguroi se të gjitha dozat e planifikuara për BE do të dorëzohen në tremujorin e parë" ka deklaruar presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen.
Është e paqartë se sa kohë do të duhet që Pfizer të kthehet në kapacitetin e plotë të prodhimit, i cili do të rritet nga 1.3 në 2 miliardë doza në vit.
Shuma e zvogëlimit nuk është specifikuar për Evropën në tërësi, por për Norvegjinë rënia do të jetë 17.8%. (A2 Televizion)