
Këtë të enjte, Fabio Quagliarela do të festojë 36-vjetorin e lindjes, por në rastin e tij, mosha është thjesht një numër.
Ato që flasin për sulmuesin janë shifrat në Serinë A: 11 ndeshje me radhë ku shënon gol, një bomber që Italisë po i mungon në këtë periudhë. Performancat fantastike janë arsyeja përse trajneri i përfaqësueses, Roberto Mançini e ka kthyer në skuadër. Quagliarela do të jetë i pranishëm në grumbullimin stërvitor, për të synuar një vend në Kombëtare.
Sulmuesi kthehet te Italia për herë të parë prej tetorit 2015, ndërsa ndeshjen e fundit e ka luajtur më nëntor të vitit 2010. (A2 Televizion)