Zyrtare, Sukaj te Flamurtari

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 13:55 | Futboll
Zyrtare, Sukaj te Flamurtari

Mes problemeve financiare dhe largimeve të shumta, klubi i Flamurtarit ka njoftuar zyrtarizimin e Xhevahir Sukajt si përforcimin më të fundit në skuadër. Sukaj do të plotësoj repartin e sulmit duke zënë vendin e lënë bosh nga Danilo Alvesh, i cili u largua pak javë më parë pas problemeve me administratorin Idriz Sinani.

Bomberi shkodran, është një emër i njohur në kampionatin shqiptar atje ku me herët ka qenë pjesë edhe e Vllaznisë dhe Partizanit. Së fundi, Sukaj u aktivizua me Laçin por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore pas pësoi që një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos