All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Vetëmenaxhim nuk është vetëvendosje”, Kurti mbron ujdinë në parlament: Serbia pranoi njohjen de facto

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 17:05 | Kosova
“Vetëmenaxhim nuk është vetëvendosje”, Kurti
All - Paragraf - 1

Vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, që parashikohet në marrëveshjen me Serbinë, nuk nënkupton vetëqeverisja apo vetëadministrim. Kryeministri Albin Kurti ju përgjigj kështu kritikave të ashpra të opozitës gjatë seancës parlamentare, që e fajësoi për pranimin e asociacionit të cilin aq shumë e kishte kundërshtuar si opozitar.

Kryeministri I Kosovës tha para deputetëve se nuk mund t’i shmanget marrëveshjeve që janë arritur nga qeveritë e kaluara, ndërsa garantoi se do të angazhohet që asociacioni të mos ketë pushtet ekzekutiv dhe të jetë në përputhje me kushtetutën.

All - Paragraf - 3

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për marrëveshjen drejt normalizimit, dhe me 18 mars, pati dakordësi për Aneksin e zbatimit. Duke e quajtur marrëveshjen si më të mirën deri më tani, Kurti tha se Serbia do të frenonte implementimin e saj, edhe pse kishte pranuar njohjen de facto të Kosovës.

“Do të ketë shumë kurthe e ndërskamca. Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur, përfshirë injorimin haptas të marrëveshjes, anulimin e interpretimin e riinterpretimin e asaj për të cilën tashmë kemi rënë dakord”    

Partitë opozitare e kritikuan ashpër Kurtin për zmbrapsje nga qëndrimet e tij, veçanërisht mbi asociacionin dhe për heqjen dorë nga njohja reciproke.

Marrëveshja prej 11 pikash nuk e përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, por ajo kërkon nga të dyja vendet të pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëri tjetrit, përfshirë pasaportat diplomat dhe targat. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos