
Burime nga brenda pikës së kalimit kufitar të Kapshticës bëjnë të ditur për A2 se të paktën deri në 3 korrik masat aktuale nuk do të ndryshojnë.
Ky vendim, sipas burimeve, është marrë për shkak të situatës aspak të mirë të pandemisë në shtetin grek.
Do të vijojnë që nga kjo pikë kufitare të kalojnë vetëm personat të cilët mbajnë statusin e punonjësit sezonal, ndërkohë që asnjë kategori tjetër nuk lejohet të futet drejt tokës helene nëpërmjet doganës së Kapshticës, për turizëm apo vizita familjare. (A2 Televizion)