
Pas Holandës edhe Belgjika ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Kështu, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se Belgjika i ka hequr të gjitha kushtet për shqiptarët, duke nënkuptuar se për të udhëtuar drejt këtij vendi duhet vetëm bileta dhe një maskë.
“Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen”, njofton TIA. (A2 Televizion)