Policia përleshet me protestuesit para shtëpisë së kryebashkiakut

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 16:35 | Bota
Policia përleshet me protestuesit para shtëpisë së

Policia u përlesh me protestuesit të dielën para shtëpisë së kryetarit të Bashkisë së Los Anxhelosit, Eric Garcetti. E diela ishte dita e 13-të radhazi që protestues të lëvizjes “Black Lives Matter” mblidheshin para banesës së kryebashkiakut, për të kundërshtuar emërimin e tij të mundshëm si pjesë e kabinetit të Joe Biden.

Sipas mediave lokale, efektivët ishin afruar në zonë për të bërë disa arrestime, pasi fqinjët e kryebashkiakut ishin ankuar për zhurmën.

Protestuesit janë kundër emërimit të Garcetti-t në kabinetin e presidentit të zgjedhur, për shkak se nuk kanë miratuar menaxhimin e pandemisë së koronavirusit dhe problemin e të pastrehëve në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos