Pjesëmarrja në votime deri në 13:00 është mbi 31%, Gjana i përgjigjet edhe akuzave të Nishanit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 14:57 | Politikë
Pjesëmarrja në votime deri në 13:00 është mbi 31%,

Kreu i Komisionit të vëzhguesve Jemin Gjana theksoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 është mbi 31%, ndërsa e cilësoi procesin të rregullt dhe pa probleme.

“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi të ndonjë kandidati në garë, por procesi vijon normalisht”.

Lidhur me ankesat e kandidatit Shehaj për përjashtimin e vëzhguesve ai tha se janë zëvendësuar. Gjana iu përgjigj edhe akuzave të Bujar Nishanit.

“Mos e ka ngatërruar me 25 prillin ndoshta, gjithsesi është në të drejtën e tij. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm për llogari të kandidatit Shehajt kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje”, tha Gjana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos