Berisha pas votimit: PD do të dalë më e bashkuar nga këto zgjedhje

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 12:18 | Politikë
Berisha pas votimit: PD do të dalë më e bashkuar nga këto

Partia Demokratike do të dalë më e bashkuar nga këto zgjedhje. Këtë mesazh përcolli lideri historik i PD, Sali Berisha pasi hodhi votën e tij në zgjedhjet për kreun e ri demokrat. Në një deklaratë për mediat ai u bëri thirrje demokratëve që të votojnë masivisht në këto zgjedhje dhe shprehu bindjen se pavarësisht rezultatit të gjithë kandidatët do të punojnë për PD dhe vendin.

https://a2news.com/2021/06/13/denoncimi-i-harxhit-pas-votimit-demokratet-e-thirrur-te-votojne-ne-25-prill-sot-nuk-lejohen-tne-partine-e-tyre/

“Mesazhi im është të marrin pjesë në votim. Po zhvillohet një proces që duhet ta ushtrojnë. Besoj se,  pasi kam shprehur qëndrimin tim për parakohësinë e saj kjo do ta nxjerrë më të bashkuar PD. Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar se pavarësisht rezultatit do të vazhdojnë përpjekjet për PD dhe vendin”.

https://a2news.com/2021/06/13/basha-voton-per-kreun-e-ri-demokrat-me-vlerat-tona-to-rrezojme-regjimin-rama-doshi/

I pyetur se nëse i qëndron deklaratave për rikthim të mundshëm në PD, Berisha u përgjigj se është konsistent ndaj deklaratave të tij; “Unë jam konsistent ndaj deklaratave të mia”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/13/zgjedhjet-per-kryetar-te-pd-kadilli-gara-u-mbyll-sic-u-nis-e-pabarabarte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos