Plagoset me thikë një 24-vjeçar në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 21:19 | Kronikë
Plagoset me thikë një 24-vjeçar në Tiranë

Një 24-vjeçar është plagosur me thikë në orët e mbrëmjes së të enjtes në Tiranë.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, ku për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos