Vdekja e turistëve rusë: Ushtria eksperiment hetimor, dyshime mbi përdorimin e agjentëve biologjikë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 15:28 | Kronikë
Vdekja e turistëve rusë: Ushtria eksperiment hetimor, dyshime mbi

Ushtria shqiptare dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes është përfshirë në hetimet e vdekjes së 4 turistëve rusë.

Mësohet se grupi hetimor i ka kërkuar shtabit të përgjithshëm ekspertizën e ushtrisë mbi përdorimin ose jo të agjentëve biologjikë ose kimikë, që mund të kenë sjellë vdekjen e 4 turistëve. Bëhet fjalë për strukturën e forcave të armatosura të specializuar për situata në rastet e sulmeve kimike që zotërojnë pajisje dhe teknologji. Sipas burimeve, për këtë pritet të zhvillohet një eksperiment në ditët në vijim, ndonëse përgjigjja paraprake e ekspertizës mjekoligjore ka hedhur dyshimet se pjesëtarët e familjes Burenkov kanë humbur jetën nga asfiksia.

Ushtria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes ka laboratorin, por edhe pajisjet për të zbuluar përdorimin e agjentëve biologjikë që dyshohet se mund t’i kenë marrë jetën turistëve.

Nga ana tjetër, dyshimet se kryefamiljari ka qenë kolonel në Moskë ka përfshirë në hetime edhe Agjencinë e Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes, ish-Shërbimi Informativ Ushtarak.

Pak kohë më parë, asnjë prej institucioneve shqiptare nuk mori përsipër ekzaminimin e provave. Pas mostrave të ujit për të përcaktuar përmbajtjen e klorit, Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk ishin marrë konform procedurave. Edhe siguria ushqimore ktheu përgjigje negative. Në dosjen hetimore përmenden ushqime të konsumuara nga turistët, por sipas ISUV, ata nuk mund të ndihmonin në ekzaminimin e provave, pasi nuk ishin në kompetencën e tyre ligjore.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos