Zjarr në një banesë në Derviçan, ndërron jetë një adoleshente

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 21:35 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, ku gjatë mbrëmjes, për shkaqe ende të papërcaktuara, një banesë është djegur, duke i marrë jetën një 12-vjeçare.  

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet fjalë për një vajzë me probleme shëndetësore, që banon në godinën që u dogj, dhe ndodhej e vetme në atë moment. Vajza u transportua në spitalin e qytetit, ku paraqiti probleme në frymëmarrje, por më pas gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, duke ndërruar jetë.

Forcat e rendit dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikës e zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga pajisja ngrohëse.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos