
Një person është plagosur me armë zjarri në këmbë rreth orë 01:00 të së dielës në qytetin e Kavajës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ish-Fabrika e Letrës ku për pasojë mbeti i plagosur në këmbë 29=vjeçari M.Xh, i cili u dërgua për t’u mjekuar në spitalin e qytetit të Durrësit.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe pas një ndjekje për më shumë se një orë e gjysmë vuri në pranga 27-vjeçarin V.H. si autorin e dyshuar të plagosjes.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për ta zbardhur atë. (A2 Televizion)