Prrenjas, 13-vjeçari bie në gropën me ujë, ndërron jetë

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 13:36 | Kronikë
Prrenjas, 13-vjeçari bie në gropën me ujë, ndërron

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë në Prrenjas pasi ka rënë në një gropë me ujë.

Burime të A2 bëjnë me dije se gropa në të cilën ra 13-vjeçari ka thellësi rreth 2 metër.

"Më datë 23.05.2020, në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën", lexohet në njoftimin e policisë.

Disa ditë më parë, një tjetër fëmijë 8-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në një shatërvan të vogël në parkun e Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos