Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, Tiranë finalizoi një operacion për goditjen e një rasti kriminal në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Në kuadër të operacionit “Waiting”, u vu në pranga 39-vjeçari A.M. (alias A. U.) i dënuar më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion".
Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës,
Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. (A2 Televizion)