Zjarr në një banesë në Kavajë, 94-vjeçari përfundon në spital

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 13:13 | Kronikë
Zjarr në një banesë në Kavajë, 94-vjeçari

Një shtëpi në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, është përfshirë nga flakët pak pas mesditës të së martës.

Si pasojë e zjarrit, ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., 94 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos