Plakja e popullsisë, në dy vite vetëm 41 lindje të reja në Ersekë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 10:12 | Sociale
Plakja e popullsisë, në dy vite vetëm 41 lindje të reja

Bashkia e Ersekës prej vitesh po përballet me një tkurrje mjaft të madhe të popullsisë e cila po shkon drejt një plakje masive të pashmangshme. Në dy vitet e fundit, 2019-2020, në këtë Bashki janë regjistruar vetëm 41 lindje në total.

Sipas përgjegjësit të statistikave pranë Bashkisë Ersekë, shifrat janë të frikshme, pasi vitet e fundit jo vetëm që ka një tkurrje të ndjeshme të lindshmërisë, por është rritur edhe numri i vdekjeve.

Ndërsa qytetarët e Ersekës e lidhin këtë fenomen të rrezikshëm me gjendjen ekonomike dhe papunësinë në këtë bashki. Nëse dikur bëni 3-4 fëmijë, sot çiftet janë mes 1 dhe dy fëmijë, kjo pasi kostot për rritjen e tyre janë të mëdha.

Në Bashkinë e Ersekës lindjet disa vite më parë nuk binin nën 100 në një vit, ndërsa tashmë ky numër ka vite që nuk arrihet. Ndërsa në qytet dhe fshatra përreth, tashmë kanë filluar të mbizotërojnë persona te moshës së tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos