Plani financiar i qeverisë, Tabaku: I pamjaftueshëm, s’kemi luksin të tregohemi amatorë

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 09:33 | Politikë
Plani financiar i qeverisë, Tabaku: I pamjaftueshëm, s’kemi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një lidhje me “Skype” në A2, komentoi planin financiar me 7 pika të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama.

Tabaku u shpreh se paketa e prezantuar është e pamjaftueshme në këtë situatë.

“Mbrëmë mungoi dhënia e një mesazhi pozitiv për biznesin. Paketa është e pamjaftueshme. Ndihma është vetëm 65 milionë euro. Në paketën sociale përfshihen mbi 85 mijë familje në nevojë dhe pensionistët. Është e pamjaftueshme për t’i rikthyer besimin ekonomisë. Mesazhi i mbrëmshëm nuk duhet të ishte në kuadër të menaxhimit edhe të tërmetit.

Ne kemi dhënë sugjerime, të cilat janë ato që ka nevojë biznesi. Nuk kemi luksin të tregohemi amatorë dhe të mbështesim një grup njerëzish dhe të lëmë mbi 98 përqind të popullsisë në mëshirë të fatit. Paketa nuk i dha përgjigje nevojave të bizneseve e qytetarëve”, u shpreh Jorida Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos