“Plani për bllokimin e vaksinave dështoi”, Rama: Ilir, dokrrat për auditime vazhdoji në skutat e OFL

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 13:10 | Politikë
“Plani për bllokimin e vaksinave dështoi”, Rama: Ilir,

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar presidentit Ilir Meta se plani i tij me ish-kryeministrin Berisha për bllokimin e vaksinave përmes grevës së kontrollorëve dështoi.

Kreu i qeverisë shkruan se vaksinat e parashikuara do të mbërrijnë sot në vend, ndërsa fluturimet e tjera do të nisin normalisht ditën e nesërme.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos