
Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Kushi kanë promovuar nga Lezha platformën mësimore online “akademi.al”, e cila do t’i përgjigjet sfidave aktuale me të cilat përballet arsimi sot, por që sipas tyre do t’u japë zgjidhje edhe klasave kolektive.
“Më ketë nisëm zgjidhim problemin e klasave kolektive dhe u ofrojmë akses në mësim me mësuesit më të mirë të Shqipërisë.
U jep mundësi prindërve që në përpjekje për të ndihmuar fëmijët të aktualizojnë dijet dhe njohuritë e tyre dhe të kenë ndihmën e drejpërdrejtë të mësuesit pa pasur nevojë ta takojnë”, deklaroi Rama.
Nga ana e saj ministrja Kushi theksoi problematikën që ekziston me klasat kolektive, por deklaroi se do të shpërndahen tablelat digjitale për nxënësit që vijnë nga këto klasa.
“Klasat kolektive vazhdojnë të jenë ende një realitet po adresojmë këtë problem. Do të shpërndajmë tableta digjitalë për nxënësit që vijnë nga klasa kolektive, në kuadër të digjitalizimit kemi pasur mbështetjen e partnerëve, donatorëve dhe bizneseve”, tha ajo.
Sipas ministres Kushi, akademi.al. është një platformë që përfshin çdo temë mësimi nga 3-18 vjeç, është falas dhe ecën paralelisht me strategjitë e ministrisë për cilësinë dhe gjithëpërfshirjen. Deri tani në të janë regjistruar 100 mësues dhe 20 mijë nxënës.
“Akademi.al” është një platformë ku mësuesi, nxënësi e prindi kanë të të drejtë të veprojë, është falas dhe përfshin çdo temë mësimi nga 3-18 vjeç, deklaroi ministrja, e cila theksoi se deri më tani janë regjistruar 100 mësues dhe 20 mijë nxënës.
“E veçanta e platformës është se ka krijuar mundësinë e mësimit virtua, mësuesit e nxënësit regjistrohen me kodet unike, nxënësi mund të dorëzojë online detyrat e shtëpisë, 100 mësues e 20 mijë nxënës janë regjistruar në platformë, e cila është platforma e së ardhmes nuk mëshiron vetëm sfidat e pandemisë po është aset i së ardhmes ku do të ndërthuret mësimi në klasë dhe në politikat e saj kryesore në shumë sektorë, që ecën paralelisht me strategjitë e ministrisë për gjithëpërfshirjen. Digjitalizim do të thotë më shumë cilësi dhe gjithëpërfshirje”.
Në promovimin e kësaj platforme ishte dhe përfaqësuesi i UNICEF, i cili deklaroi se do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë. (A2 Televizion)