
Jo vetëm një stendë, por tri të tilla. Të projektuara si në një panair të vogël, botimet “Pegi” kanë ekspzouar, në Kalanë e Tiranës, libra për fëmijë, titujt e rinj dhe klasikët e letërsisë.
Kryeredaktorja e kësaj shtëpie të librit, tregon për A2 se ndonëse shqiptarët mezi e presin panairin e nëntorit, mundësi të tilla do të na kultivojmë ta duam librin, gjithë vitin.
Në stendën e titujve të rinj gjejmë një autore që nuk e njohim në shqip, Anne Sward, një anëtare të akademisë së njohur suedeze, pastaj një autor letonez, që ndonëse nuk duket se e lidh diçka me Shqipërinë, e gjeni po aq të ngjashëm në ngjarjet historike që ai rrëfen.
Por, titulli më i ri është një klasik: “1984”. George Orwell e shkroi këtë vepër në vitin 1949, por “1984” mbetet një ndër veprat pa kohë që do t’i flasë njerëzimit pareshtur. (A2 Televizion)