Plumb në veshmbathjet për kushëririn, vizitori arrestohet në burg

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 20:08 | Kronikë
Plumb në veshmbathjet për kushëririn, vizitori arrestohet në

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestur sot në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fishek pistolete i kalibrit 7.65 mm.

I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A., i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve.

Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos