Po parkonte makinën, drejtuesja dëmton rëndë qytetarin në këmbë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 10:09 | Kronikë
Po parkonte makinën, drejtuesja dëmton rëndë qytetarin

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës. Sikurse mësohet makina ka marrë përpara një këmbësor që po ecte në trotuar.

Sipas burimeve në vendngjarje mjeti me targa AA 690 NA, drejtohej nga një femër. Në momentin e aksidentit drejtuesja e mjetit ka dashur të parkojë, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke përplasur këmbësorin.

Sipas bluzave të bardha i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është nisur drejt Tiranës sepse ka marrë dëmtime të rënda në këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos