Pogradeci pa gjykatë, specialisti: Penalizohen viktimat e dhunës në familje

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 13:01 | Aktualitet
Pogradeci pa gjykatë, specialisti: Penalizohen viktimat e dhunës

Me 1300 deri në 1500 çështje të gjykuara në vit dhe me rreth 63 raste të trajtimit të dhunës në familje, Gjykata e Pogradecit është vlerësuar nga Këshilli i Lartë gjyqësor si e panevojshme për 96 mijë banorët e kësaj bashkie.

Këto çështje janë projektuar t’i dërgohen Gjykatës së Korçës. Por çfarë do të thotë shkrirja e gjykatës së Pogradecit për fenomenin e dhunës në familje dhe personave që preken. Specialisti pranë bashkisë së Pogradecit jep disa nga pasojat negative të këtij projekti gjyqësor.

“Jeta e viktimave të dhunës po vështirësohet, duhet të shkosh deri në Korçë për të marrë vërtetimin e urdhrit të mbrojtjes, dhe që po rrisin kostot, por edhe sigurinë”, thotë Abri Basho, specialist në Bashki.

Ndërsa mijëra qytetarë të Pogradecit që për një arsye apo një tjetër i drejtohen gjykatës, tani duhet të paguajnë më shumë për të pasur një shërbim gjyqësor, si në shkallë të parë, ashtu edhe në Apel.

Për këtë arsye, dhoma e avokatisë së Pogradecit dhe më herët ajo e Korçës i janë drejtuar me nota proteste LLGJ, për të rishikuar hartën e re gjyqësore, që parashikon mbylljen e disa gjykatave të shkallëve të para, dhe të gjitha gjykatave të Apelit në rrethe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos