Sherr mes 2 familjeve në një dyqan lulesh në Krujë! Autorët qëllojnë me armë në ajër dhe arratisen

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 20:27 | Kronikë
Sherr mes 2 familjeve në një dyqan lulesh në Krujë!

Një sherr masiv në Krujë, në një dyqan lulesh, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Dy vëllezërit e identifikuar me inicialet D. Gjoka, dhe K. Gjoka, janë konfliktuar me sende të forta me 4 vëllezër të tjerë. Këto të fundit, Roland, Besmir, Blenard dhe Ahmet Rryçi gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Si pasojë e sherrit, 2 vëllezërit D. Gj., dhe K. Gj., pronarë të dyqanit të luleve, kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, teksa policia është në kërkim të 4 autorëve.

“Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj.,  dhe K. Gj.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”. (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos