Policia e Shtetit reagon për aksidentin me 4 viktima: Po hetojmë me kujdesin maksimal

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 14:41 | Kronikë
Policia e Shtetit reagon për aksidentin me 4 viktima: Po hetojmë me

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, siguroi se aksidenti i sotëm në aksin Fier-Vlorë, që shkaktoi 4 viktima nga e njëjta familje, “po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë”.

“Së pari, në emër të Policisë së Shtetit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën sot në aksidentin e ndodhur në aksin Fier - Vlorë.
Jemi sinqerisht të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore të vendit, sidomos tani gjatë sezonit të verës, angazhimi ynë me burime njerëzore dhe mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla”, tha Dervishaj.

https://a2news.com/2021/06/25/aksidenti-tragjik-ne-vlore-konfirmohen-dy-te-mitur-mes-viktimave/

“Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.
Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë.
Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë”, shtoi nëndrejtori i Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/25/aksidenti-tragjik-ne-vlore-mjeku-tregon-gjendjen-e-tre-djemve-qe-ishin-ne-makinen-audi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos