
Policia greke ka ekzekutuar një shtetas shqiptar pranë kufirit me Shqipërinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Vissani Pogoniou pranë Janinës.
Sipas mediave greke policia e Janinës ishte duke patrulluar pranë kufirit kur ka hasur ne disa trafikantë shqiptarë.
Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa mediat greke raportojnë se disa shqiptarë po transportonin drogë dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë.
Sipas policisë patrulla u qëllua papritur nga persona të panjohur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 thasë me drogë, me një peshë totale 166.2 kg dhe dy armë zjarri kallashnikov. (A2 Televizion)