
Vendimi për dosjen Lazarati 2 në Gjykatën e Apelit për krimet e rënda ka shënuar dhe një rast të paprecedent.
Familjarët e të pandehurve të “grupit të zjarrit” tentuan të hedhin karrige ndaj gjyqtarëve duke përfunduar në sulme fizike ndaj gazetareve.
Ky reagim erdhi pas shpalljes së vendimit të gjykatës së Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Të pandehurit u dënuan për vrasjen e një efektivi policie dhe sulm me armë në vitin 2015, gjatë një aksioni në Lazarat.
Gjykata sot la në fuqi dy vendime me burgim të përjetshëm dhe dënimet që shkojnë nga 90 deri në 35 vite burgim. (A2 Televizion)