Policia i shkon për kontroll, 45-vjeçari në Elbasan qëllon me armë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 16:28 | Kronikë
Policia i shkon për kontroll, 45-vjeçari në Elbasan qëllon

Një 45-vjeçar nga Zavalina, në Elbasan, i është kërkuar nga policia t’i bëhet kontroll banesës së tij.

45-vjeçari nuk ka pranuar dhe ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve. Policia ka kërkuar shërbime shtesë. Në vendngjarje ka mbërritur RENEA dhe mësohet se po negocion me 45-vjeçarin.

Ngjarja duket e njëjtë me atë të një muaji më parë, ku RENEA qëlloi për vdekje 70-vjeçarin në lagjen 5 maji.

“Forcat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan  kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t'i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë  duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea”, thuhet në njoftimin e policisë mbi ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos