Policia italiane shkatërron bandat rivale të drogës në Romë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 17:41 | Kronikë
Policia italiane shkatërron bandat rivale të drogës në

Forcat e Policisë në Romë organizuan një operacion antidrogë mëngjesin e së martës në fund të së cilit u arrestuan 27 persona.

Burime nga autoritetet bëjnë me dije se të arrestuarit janë pjesë e dy grupeve të trafikut të drogës që operonin në kryeqytetin italian dhe që ishin rivalë me njëri-tjetrin.

Grupet raportohet se ishin të armatosura,  të organizuara dhe të gatshme të ndërmerrnin çdo lloj sulmi. Ato dyshohet se janë përgjegjëse për shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës në Romë.

Një nga krerët e grupeve që u arrestua ishte i afërt me ish-kreun e ultrasve të Lazio, i njohur si “Diabolique”, i cili u vra në një atentat në Romë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos