Portieri i një skuadre të kategorisë së dytë në Kili u shndërrua në hero pasi realizoi një supergol me kokë në minutën e 97-të të ndeshjes, duke mbajtur skuadrën e tij në garë për t’u ngjitur në kategorinë e parë.
Teksa skuadra e tij, Deportes Temuco, po humbiste 1-0 në shtëpi kundër San Marcos de Arica, Yerko Urra vendosi të linte portën dhe të shkonte në zonën kundërshtare pasi vendasit fituan një goditje këndi. E pasi topi u krosua në zonë, Urra u hodh si një qendërsulmues i vërtetë dhe goditi fort me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Një goditje që do t’ia kishte zili çdo sulmues.
Pas ndeshjes, Urra falënderoi trajnerin, Juan José Ribera, i cili i kishte dhënë leje që të largohej nga porta. (A2 Televizion)