PPE pro çeljes së negociatave, Daul: Rruga do të jetë e gjatë por duhet ta ndërtojmë së bashku

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 21:05 | Politikë
PPE pro çeljes së negociatave, Daul: Rruga do të jetë e

Çelja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka marrë një shtysë nga Partia Popullore Europiane (PPE) që me anë të presidentit të saj Jospeh Daul cilëson vendimin e datës 18 si diçka që do të ndikojë jo vetëm stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e Ballkanit Perëndimor, por të gjithë kontinentit.

Sipas kreut të PPE, “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres në linjë me kërkesat për të hapur këtë proces. Edhe pse shumë mbetet për t’u bërë, hapja e negociatave është hapi i natyrshëm. Shtetasit, dhe veçanërisht të rinjtë e dy vendeve meritojnë një perspektivë europiane”.

Sipas tij, “rruga e anëtarësimit do të jetë e gjatë por është një rrugë që duhet të ndërtojmë së bashku, dhe mos të humbim kohë”, duke shtuar se BE nuk do të jetë e kompletuar pa patur Ballkanin Perëndimor brenda saj”.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos