Rama: Komisioni i Venecias konfirmoi drejtësinë e qëndrimit tonë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 17:41 | Politikë

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Facebook se Komisioni i Venecias konfirmoi “pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”.

https://a2news.com/2019/10/11/shkarkimi-i-metes-balla-venecia-rikonfirmoi-se-meta-shkeli-kushtetuten/

“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”, shkruan Rama në postimin e shoqëruar me 3 foto ku tregon se cilat janë këto përfundime.

https://a2news.com/2019/10/11/kreu-i-komisionit-te-venecias-keni-shume-konflikte-politike-zgjidhini-me-dialog/

Disa orë më pas, Rama, kësaj radhe në Twitter, bëri këtë postim mbi vendimmarrjen e BE-së për hapjen ose jo të negociatave: "Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos