Milan, vatër koronavirusi. Dy futbollistë dhe tre anëtarë të stafit rezultojnë pozitivë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 12:21 | Futboll
Milan, vatër koronavirusi. Dy futbollistë dhe tre anëtarë

Në prag të ndeshjes ndaj Romës, Milani merr lajmin e keq: Gigio Donnarumma dhe Jens Petter Hauge rezultuan pozitivë me koronavirus nga testi i fundit.

Dy futbollistët janë asimptomatikë dhe janë izoluar nëpër banesa, siç kërkon protokolli.

Bashkë me ta, të infektuar kanë rezultuar edhe 3 anëtarë të stafit.

Bashkë me mbrojtësin Gabbia, i cili ende është pozitiv, kuqezinjtë kanë aktualisht 3 lojtarë të padisponueshëm nga Covid-19.

Mbrëmjen e sotme, në portë pritet të luajë Tatarusanu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos