
Pas provës së suksesshme në miqësoren me Kosovën, Edi Reja rikthen skemën 3-5-2.
Shqipëria pritet ta nisë sfidën me Kazakistanin me skemën e preferuar të trajnerit kuqezi, ku portieri Berisha do të ketë mbështetjen e Ismajlit, Gjimshitit dhe Veselit. Në mesfushë rikthehen titullarët Gjasula, Abrashi dhe Memushaj, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Hysaj dhe Uzuni.
Në sulm konfirmohet dyshja Balaj-Seferi, që në ndeshjen e orës 18:00 kanë detyrën t’i garantojnë kombëtares golat e fitores. (A2 Televizion)