Pranohet kërkesa e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 12:28 | Kronikë
Pranohet kërkesa e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylajt dhe të avokatit të tij mbrojtës, Arbër Hoxha, duke vendosur gjykimin e shkurtuar për këtë të pandehur dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Burime për A2 bëjnë me dije se për 5 të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, çështja është ndarë dhe pritet një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë, do të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos